Profesor Shi tha se, për zbulimin e hershëm të kancerit të mushkërive, deri tani janë përdorur zakonisht radioskopia e mushkërive, skaneri, MRI-ja e bronkoskopia, ndër të cilat më së shpeshti aplikohet radiografia. Në krahasim me metodat e tjera të diagnostikimit, radiografia është një mënyrë më e përballueshme, një numër i konsiderueshëm i lezioneve në fillim të kancerit të mushkërive mund të gjenden me këtë metodë. MRI-ja, skaneri dhe radioskopia normale e mushkërive rrit shkallën e diagnostikimit, por kostoja është relativisht e shtrenjtë. Përveç kësaj, ekzaminimi mund të kryhet nëpërmjet bronkoskopisë ku jo vetëm vëzhgimi drejtpërdrejt i situatës brenda lezionit, por biopsia e plagës mund të ketë saktësia shumë të lartë diagnostikuese. Pengesë e për këtë është se procesi është me dhimbje për pacientin dhe me rreziqe të caktuara.
Vitet e fundit, metodat e diagnostikimit dhe të mjekimit të kancerit të mushkërive janë përmirësuar mjaft. Shefi i pavijonit të kancerit të mushkërive në spitalin onkologjik pranë Universitetit të Pekinit, profesor Wang Jie, vuri në dukje se prej kohësh për mjekimin e kancerit të mushkërive është mbështetur në trajtimin kirurgjikal të kancerit të mushkërive, kimioterapinë, radioterapinë dhe terapinë e kombinuar, por në dy vjetët e fundit në mjekimin e kancerit të mushkërive përdoren terapia e shënjestruar molekulare, që përqendrohet në qelizat kanceroze, duke shmangur vrasjen e qelizave normale me anën e kimioterapisë dhe duke pakësuar në masë të madhe toksicitetin.
"'Kimioterapia nuk dallon mikun nga armiku', qelizat kanceroze dhe qelizat normale dëmtohen nga ilaçet e kimioterapisë, kurse terapia e shënjestruar e bën dallimin midis qelizave normale dhe atyre të këqija. Ky është një hap i madh përpara. "
Profesori Wang Jie tha se, si një mënyrë e re, mjekimi me terapinë e shënjestruar molekulare ka efektivitet të veçantë dhe është i sigurt, gjë që u ka sjellë shpresë të madhe të sëmurëve me kancer të avancuar të mushkërive .(Zhai)









