PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Mjekimi i kancerit të mushkërive
2011-12-31 16:39:20 cri Printoni

"Arsyeja kryesore është pirja e duhanit, pasi më shumë se 85 % e rasteve të të sëmurëve kanë lidhje të drejtpërdrejtë ose të tërthortë me pirjen e duhanit ose me pirjen pasive të duhanit. Një shkak tjetër është edhe ndotja e ajrit, sidomos nga gazet që shkarkojnë makinat. Ka gjithashtu edhe një numër faktorësh të natyrshëm njerëzore, përveç faktorëve profesionalë, faktorëve gjenetikë të familjes dhe kështu me radhë."

Është raportuar se pirja e duhanit është shkaktari kryesor i kancerit të mushkërive, një numër i madh i studimeve epidemiologjike në gjithë botën konfirmojnë se përqindja e duhanpirësve meshkuj me kancer të mushkërive është 8 deri 20 herë më e madhe se ajo e pacientëve me këtë sëmundje që nuk pinë duhan. Mjekja në pavijonin e parandalimit të duhanit të Spitalit të Miqësisë Kino-Japoneze, Yu Hongxia tha se nga më shumë se 4000 përbërës të cigareve, 70 janë kancerogjenë.

"Në përgjithësi ne themi se pirja e 20 cigareve në ditë për 20 vjet ka më shumë rrezik të sjellë prekjen nga kanceri i mushkërive. Sa më shumë që pi, aq më shumë do të ketë rrezik. Ekziston gjithashtu edhe një tjetër problem të madh, që sa më shumë duhan pi, aq më e vështirë është që ta lësh. "

Specialistët këshillojnë që, për parandalimin e kancerit të mushkërive, në radhë të parë duhet të qëndrojmë larg duhanit ose, nëse e pimë, ta lëmë atë sa më shpejt të jetë e mundur. Ndërkohë, edhe ata që qëndrojnë shpesh pranë erës së vajit duhet t'i kushtojnë vëmendje parandalimit të kancerit të mushkërive: gjatë gatimit duhet ta kontrollojnë temperaturën e vajit, që të mos i kalojë 200 gradë Celsius; të përdorin më shumë furrat me mikrovalë dhe ato elektronike, si dhe furrat elektrike që nuk nxjerrin avuj të vajit; të ruajnë ajrimin e kuzhinës dhe të instalojnë pajisje për thithjen e tymit të vajit.

1 2 3 4 5
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China