Nga të dhënat e publikuara prej Organizatës Botërore të Shëndetësisë mësohet se kanceri i mushkërive është kanceri më përqindjen më të madhe të vdekshmërisë: në gjithë botën çdo vit afro l milion e 100 mijë njerëz vdesin prej kësaj sëmundjeje. Krahas rritjes së dukshme të përqindjes së njerëzve të prekur nga kanceri i mushkërive, vihet re edhe dukuria e uljes së moshave që preken prej kësaj sëmundjeje. Por cilët janë faktorët kryesorë që shkaktojë kancerin e mushkërive? Qarqet mjekësore janë të mendimit se pirja e duhanit, historia e familjes me të sëmurë me kancer të mushkërive dhe degradimi gjenetik i shkaktuar nga plakja janë faktorët që mund të çojnë në kancer të mushkërive. Nëndrejtori i spitalit onkologjik pranë Akademisë së Shkencave Mjekësore të Kinës, profesor Shi Yuanka, tha se kanceri i mushkërive ka lidhje të ngushtë me stilin e përditshëm të jetesës.









