Ja një recetë e thjeshtë: 20 gramë zambakë, 100 gramë oriz dhe pak sheqer kokërr. Në fillim të zihen zambakët, pastaj, me lëngun e tyre gatuhet qull orizi, në fund shtihet sheqer kokërr dhe pastaj mund të konsumohet. Në ushqimet e verës duhet të pakësoni shijet e hidhura dhe të shtoni pak shije djegëse. Gjatë verës rekomandohet qulli me sojë të gjelbër dhe me rrënje zambaku uji. Soja kokërr e gjelbër dhe rrënja e zambakut të ujit, ulin nxehtësinë e trupit dhe shmangin daljen e lëngjeve trupore. Gatimi fillohet nga soja e gjelbër. Pasi ajo të zbutet, shtoni 100 gramë oriz dhe pastaj feta nga rrënja e zambakut të ujit. Gatimi bëhet në zjarr të ngadalshëm dhe pas gatimit, lëreni të ftohet. Ky lloj qulli hahet i ftohtë.

Gjatë vjeshtës dhe të dimrit, doktori Su Fengzhe, ju rekomandon përsëri të bëni kujdes me ushqimet.
"Ushqimet e vjeshtës duhen të jenë me pak djegëse dhe me më shumë acid; kjo është për shkak të motit të thatë. Në vjeshtë, krahas ftohjes së motit, lëkura dhe fyti do të jenë pak të thatë, pasi shijet djegëse do të shtojnë konsumimin e lëngjeve. Frutat e stinës përmbajnë celulozë dhe acid, ndaj ato shpejtojnë tretjen dhe shtojnë lëvizshmërinë së stomakut. Kështu duhet të hamë më shumë mollë, mandarina, portokall dhe të tjera fruta."
Gjatë stinës së vjeshtës, qulli duhet gatuar me miell mistri dhe me patate të ëmbla. Mielli i misrit përmban acide yndyrore të pangopura dhe bashkë me patatet e ëmbla, parandalojë sëmundjet dhe zgjatin jetën.
Gatimin mund ta kryeni me l00 gramë miell misri në një pastë me ujë të ftohtë dhe vihet në ujë të vluar. Më pas shtohen patatet e ëmbla të prera copa copa. Në tenxhere duhen trazuar që të mos ngjiten. Rekomandohet gatimi në zjarr të ngadalshëm. Gjatë gatimit duhet shtuar disa herë ujë i ftohtë. Qulli me patate të ëmbla duhet të jetë as i trashë e as shumë i hollë.









