PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Një prej ushqimeve më tradicionale kineze, qull
2010-12-10 20:31:22 cri Printoni

Doktori Su Fengzhe tha:

"Kryesore për kujdesin shëndetësor në të katër stinët, është mbajtja e mirë e shpretkës dhe e stomakut. Krahas rritjes së standardit të jetesës së njerëzve, shumë sëmundje janë shkaktuar nga të ngrënët. Ushqimet arrijnë së pari në shpretkë dhe stomak, pastaj vitaminat, shkojnë në të gjitha organet e trupit. Pra, ne mendojmë se shpretka dhe stomaku janë organe metabolike, ndaj shumica e sëmundjeve shkaktohen nga mosfunksionimi metabolik. Shpretka dhe stomaku janë shumë të rëndësishme për kujdesin shëndetësor. "

Shëndeti i shpretkës e stomakut do të jetë në favor të organizmit dhe funksionimit të organeve të tjera si zemra dhe barku. Po atëherë, si mund të kujdesemi për shpretkën dhe stomakun? Doktori Su, propozoi disa lloje qullesh.

Zgjedhja e qulleve të ndryshëm duhet të bazohet në moshën, gjendjen shëndetësore dhe karakteristikat e katër stinëve. Kjo është një mënyrë e thjeshtë dhe e zakonshme e kujdesit shëndetësor. Përdorimi i disa materialeve të zakonshme në treg duke i përgatitur në shtëpi, si edhe një kombinim i përshtatshëm i tyre, do të sillte një efekt të shumëfishtë.

Teoria e mjekësisë tradicionale kineze thotë se gjatë pranverës duhet të hamë më shumë të ëmbla dhe më pak acide. Prandaj, në pranverë rekomandohet qulli me zambak. Zambaku ka funksionin e ruajtjes së gjendjes femërore, iu bën mirë mushkërive, mbron stomakun dhe heq gjaknxehtësinë.

1 2 3 4 5
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China