PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Viti i Ri kinez, koha për bashkim
2010-02-11 09:49:36 cri komenti juaj Printoni

Tani le të dëgjojmë "Provoni raki orizi të freskët", të kënduar nga Li Hefei. Kjo është një këngë popullore e Guangxi-së. Në këtë këngë shprehen gëzimet e banorëve të pakicave kombëtare të Kinës jugperëndimore me rastin e vitit të ri dhe dëshirat e tyre për korrje të bollshme atë vit. Në këngë thuhet: "Pi një gotë rakie orizi të freskët, familja e kombësisë zhuang, do të kesh një vit të mbarë." Rakia që përmendet në këtë këngë e që prodhohet nga fermentimi i orizit, nuk mungon në tryezën e banorëve të Kinës jugore me rastin e festës.

Në fund të emisionit tonë do të transmetojmë për ju "Kina e mbarë", të kënduar nga Ha Hui. Melodia e bukur dhe zëri i ëmbël i saj inkurajon çdo kinez. "Rrezet e diellit shtrohen nëpër rrugë, era e pranverës lyen fshatrat me bojë jeshile, viti i ri del nga gongu e daullja, jeta e ëmbël hidhet në kërcime". Me rastin e Vitin e Ri kinez, të dashur dëgjues, ju urojmë një jetë të bukur e gjithë të mirat.

Të dashur dëgjues, shpresojmë që programi i sotëm t'ju ketë dhënë gëzim dhe t'ju ketë sjellë urimet tona për ju. Gëzuar Vitin e Ri kinez! Mirudëgjofshim! (Wang Xianya) (Artan)


1 2 3
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China