PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Viti i Ri kinez, koha për bashkim
2010-02-11 09:49:36 cri komenti juaj Printoni

Tradicionalisht në natën e vigjiljes së Vitit të Ri, çdo familje lë qirinj të kuq të ndezur gjithë natën dhe asnjëri nuk fle gjumë, ky zakon quhet "shou sui". Në lashtësi "shou sui" kishte dy kuptime: brezi i vjetër e shikonte si një mënyrë për të nderuar të kaluarën; për brezin e ri, ky ritual kishte kuptimin e urimit të jetëgjatësisë për prindërit.

Tani po dëgjoni këngën "Gëzimi" të luajtur nga orkestra folklorike e Konservatorit Qendror të Muzikës. Kjo muzikë karakterizohet nga motivet e Kinës Jugore dhe krijon atmosferë të gjallë gëzimi. As ne nuk do të ngopemi së dëgjuari.

Ka shumë raste kur kinezët bëjnë "shou sui", p.sh. kur hanë darkë, kur bëjnë muhabet, luajnë derisa të bjerë kambana në mesnatë, të gjithë mirëpresin ardhjen e vitit të ri duke ndezur një varg fishekzjarrësh. "Shou sui" fillon në darkë, e cila duhet ngrënë shumë ngadalë. Tryeza është shtruar plot me lloje lloje gjërash. Familja ulet rreth tryezës së rrumbullakët dhe të gjithë gëzojnë ushqimet e shijshme. Darka zgjat që kur bie mbrëmja deri natën thellë, gjatë kësaj kohe nuk mungojnë urimet me dolli, dhe as këngët e kërcimet.

1 2 3
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China