PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Viti i Ri kinez, koha për bashkim
2010-02-11 09:49:36 cri komenti juaj Printoni

Të dashur dëgjues, mirë se vini në programin e sotëm muzikor, unë jam Xianya. Po afron Viti i Ri sipas kalendarit kinez. Nga kjo studio, nëpërmjet valëve të radios sonë, duam t'ju përcjellim urimin: "Gëzuar Vitin e Ri! Qoftë një vit i mbarë për ju!" Mbrëmja e fundit e vitit sipas kalendarit kinez quhet "Chu xi", d.m.th. nata e vigjiljes së Vitit të Ri, i cili lidh "bishtin" e vitit të vjetër dhe "kreun" e të riut, duke simbolizuar përfundimin e së kaluarës dhe zëvendësimin e viteve. Sot në programin tonë ju ftoj të kaloni ditën e fundit të sivjetshme, duke pritur Vitin e Ri së bashku me ne dhe duke dëgjuar këngë të bukura.

Nata e vigjiljes së Vitit të Ri zë një vend të rëndësishëm në zemrën e kinezëve, është koha më e ngarkuar dhe më me rëndësi në mbarë vitin, kur njerëzit i thonë lamtumirë vitit të vjetër dhe shprehin urime për vitin që vjen. Ajo është edhe koha kur mblidhet gjithë famija, siç thuhet edhe në këngën "Viti i ri kinez, koha për bashkim": "Bashkohemi në Vitin e Ri kinez, çdo njeri është fatbardhë. Bashkohemi në Vitin e Ri kinez, të gjithë familjet janë të lumtur. "

"Viti i Ri kinez, koha për bashkim" këndohet nga Tang Can. Me melodinë e lehtë, tekstin e gëzuar dhe zërin e ëmbël të Tang Can-it duket sikur shtrohet para nesh një pikturë e bukur, ku vizatohet bashkimi familjar në natën e vigjiljes së Vitit të Ri.

Pragu i Vitit të Ri është nata për bashkimin familjar, një traditë e lashtë me rrënjë të thella në kinezët brenda e jashtë atëdheut. Brezi i ri punon me zell dhe jeton larg prindërve, prandaj pragu i Vitit të Ri është i vetmi rast për bashkim dhe çasti kur i merr më shumë malli për shtëpinë. Gjithmonë kur afrohet Vitit i Ri, në tokën kineze formohet një rrjedhë njerëzish që udhëtojnë për në shtëpi.

Kënga "Kthehuni në shtëpi më herët", që interpretohet nga këngëtari kinez i popit Jiang Tao, ka një melodi të ngrohtë e prekëse. Nëpërmjet zërit të butë të këngëtarit shfaqet dëshira e punëtorëve për të marrë rrugën për në shtëpi sa më parë e për t'u bashkuar me familjen në prag të Vitit të Ri. Jiang Tao këndon: "Më kujton porositë e familjes, të kthehem sa më herët kur largohesha nga shtëpia. Megjithëse jam shumë i zënë me punë, duhet të ruaj shëndetin. Nuk kam më shumë dëshira, veçse pres mbarësi. Megjithëse ka vetëm ushqime të thjeshta, shtëpia është streha ku mund të fshij lotët nga fytyra. Kthehuni më herët! Kthehuni më herët! Në mënyrë që familja të mos shqetësohet për mua ! Kthehuni në shtëpi me buzëqeshje, e gjithë familja do të gëzohet!"

1 2 3
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China