PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Dita e Nënës, filma klasik për dashurinë e nënës
2009-05-07 21:03:36 cri komenti juaj Printoni

Forrest Gump (1994)

Në këtë film ku personazhi kryesor me të njëjtin emër luhet nga Tom Hanks, del në pah edhe përkujdesi i nënës së tij të dashur të interpretuar nga Sally Field, që bën sakrifica për të e që i mëson atij udhët e jetës, por duke e lënë të zgjedhë vetë të ardhmen. Të mbeten në mend fjalët që ajo i thotë të birit: "Mos harro çfarë të thashë, Forrest. Ti nuk je ndryshe nga të tjerët. Më dëgjove ç'të thashë, Forrest? Ti je njësoj si të tjerët. Ti nuk je ndryshe".

E me gjithë aftësinë e kufizuar intelektuale të tij, Forrest Gump ka shumë arritje në jetë, takon personalitete të njohura e merr pjesë në ngjarjet kryesore të gjysmës së dytë të shekullit të kaluar.

Stella Dallas (1937)

Ky film i regjisorit King Vidor bën fjalë për marrëdhënien ndërmjet një nëne dhe së bijës. Barbara Stanwyck luan rolin e Stella-s, një nënë nga radhët e klasës punëtore, e cila, pas dështimit të martesës me një burrë pasanik, bën gjithçka që mundet për ta rritur sa më mirë të bijën Laurel e që ajo të bëjë përpara në jetë. Por vetëm sa për të mbetur zemërthyer më vonë. Pika kulmore e filmit është bojkotimi i ditëlindjes së Laurel nga moralistët, që e bën Stella-n të kuptojë se ajo është shkaku i veçimit të së bijës nga rrethi shoqëror dhe se Laurel mund të ecë në jetë edhe pa ndihmën e saj.

Ky film është ripunuar përsëri në vitin 1990, këtë herë i titulluar "Stella", dhe në të aktorja kryesore është Bette Midler. (Jiang Lei / Artan Goga)


1 2 3
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China