
Filmi kinez "Qershia" tregon një legjendë. Në një fshat malor të provincës Yunnan, një nënë e bukur me të meta mendore e quajtur Qershi, e rrit fëmijën e saj dhe e çon me sukses në universitet, duke kaluar zigzage të paimagjinueshme.
Vlen të përmendet se aktorja kineze Miao Pu që interpreton rolin e Qershisë është profesionistja e vetme në mbarë grupin e xhirimit. Për të luajtur mirë rolin e saj, Miao Pu bënte banjë dielli çdo ditë pasi arrinte në Yunnan, për të pasur një ngjyrë pak më të zezë lëkure, ndërkohë që përdorte madje edhe bojë për t'iu afruar ngjyrës së vendasve. Kjo nënë nuk është e mbajtur, ajo ka bar të thatë në flokë, është e veshur me një xhup të grisur me yndyrë, pantallona të shkurtra dhe një palë këpucë lecke të grisura, të cilat shpesh i dilnin nga këmba kur vraponte. Qershia shpesh bënte dhe thoshte gjëra qesharake e të gabuara, prandaj i shoqi e rrihte shumë. Për arsye se ai që luante rolin e burrit nuk është një aktor profesionist dhe nuk guxonte ta rrihte me të gjithë fuqinë, Miao Pu e inkurajonte shpesh që të mos kishte frikë e të mos ngurronte. Dhe me nxitjen, e madje edhe me ndihmën e Miao Pu-së, të gjitha skenat u xhiruan me sukses, por Miao Pu e pagoi me një trup plot dëmtime.

Në shfaqjen e këtij filmi në Festivalin e Filmit të Tokios, Qershia e luajtur nga Miao Pu preku secilin shikues të pranishëm. Shumë prej tyre nuk mund ta lidhnin Miao Pu-në e bukur me personazhin e varfër dhe të çmendur që luante në këtë film.
Dashuria e nënës është gjithmonë një temë e rëndësishme, se kjo është një dashuri jo vetëm për një ose dy fëmijë, por për të gjithë fëmijët që u duhet dashuria e nënës. Personazhi kryesor i këtij filmi është Qershia, e cila është pak e trashë, por plot me dashuri për fëmijën e saj. Dashuria e Qershisë është pa kushte dhe vetëmohuese. Mund të themi që kjo figurë e krijuar në këtë film është nëna e të gjithë fëmijëve të botës, se ajo ka dashurinë më të pastër, më të natyrshme dhe më të sinqertë.
"Alice nuk banon më këtu" (1974)
Aktorja Ellen Burstyn fitoi çmimin "Oskar" me këtë film, edhe Diane Ladd u nominua si aktorja më e mirë në rol jokryesor për interpretimin e mrekullueshëm në këtë film. Për arsye të suksesit në shitjen e biletave dhe të vlerësimeve të mira, u xhirua telenovela me titull "Alice".
Ky film tregon historinë e një vejushe, e cila merr djalin e vogël të saj dhe shkon në Kaliforni për të luftuar për një jetë të re për të dy. Alice nuk kishte mjaft përvojë pune, prandaj u detyrua të punonte si kameriere në një lokal. Por me kalimin e kohës, ajo ndiente më tej jetën dhe dashurinë e njeriut.









