PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Dita e Nënës, filma klasik për dashurinë e nënës
2009-05-07 21:03:36 cri komenti juaj Printoni

Terms of endearment (Mënyrat e dashurisë) (1983)

Ndër yjet që interpretojnë në këtë film përfshihen Shirley Maclaine si nëna Aurora Greenway, Debra Winger si e bija Ema, Jack Nicholson dhe Jeff Daniels. Ky film dhe lista e shkëlqyer e emrave të tij korrën një fitore të madhe në Çmimet e Akademisë ose "Oskar" në vitin 1983. "Mënyrat e Dashurisë" fitoi çmimin e filmit më të mirë; Maclaine u shpall aktorja më e mirë dhe aktori më i mirë i 1976-s Jack Nicholson fitoi statujën e artë si aktori më i mirë në rol jokryesor.

Skenari i këtij filmi, që duhet shikuar bashkë me nënën tuaj, është mbi marrëdhëniet e paqëndrueshme mes një nëne (vejushe) poseduese dhe së bijës kokëfortë. Ky film do t'ju shkaktojë qeshje e lot, ndërkohë që edhe mund të befasoheni në fund të tij.

"Njerka" (1998)

Në filmin "Njerka" interpretojnë Julia Roberts, Susan Sarandon dhe Ed Harris. Siç e tregon edhe titulli, subjekti i filmit vërtitet rreth Luke-ut, i luajtur nga Ed Harris, ish-gruas së tij Jackie (Susan Sarandon) e dy fëmijëve të tyre, si dhe së dashurës së Luke Isabel (Julia Roberts). Gjithsekush kalon një kohë të vështirë përshtatjeje në familjen e re. Më pas Jackie sëmuret me kancer dhe ky është një tjetër problem për të cilin ata s'kanë nevojë. Fundi i ngrohtë është ndoshta pjesa më e bukur e filmit. Isabel po fotografon Luke, Jackie e dy fëmijët e tyre dhe Jackie e fton Isabel-ën të bashkohet me ta. Dhe kështu në fund, teksa fillojnë të dalin titrat, ato të dyja jepen në fotografi pranë e pranë, tashmë të pajtuara me njëra-tjetrën e me fatin.

Këtë film regjisori i tij Chris Columbus ia ka kushtuar së ëmës, që një vit para se të xhirohej filmi vdiq edhe ajo nga kanceri. Sipas një komenti, "Njerka" është një rrëfim prekës i dashurisë mëmësore që gjithmonë ia del të të prekë sa herë që e sheh.

1 2 3
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China