Më 2 tetor, presidenti i Shqipërisë Bamir Topi, që ndodhet për vizitë në Ekspozitën Botërore të Shangait, tha se në EXPO Shqipëria përfaqësohet si një vend me mundësi të rëndësishme turistike. Këto ai i tha gjatë një interviste eksklusive për gazetarë të Radios së Jashtme të Kinës.
Presidenti Topi tha se kjo është hera e parë që Shqipëria merr pjesë në Ekspozitën Botërore. Ai shpreson se nëpërmjet këtij mitingu t'i paraqitet gjithë botës vendi i tij mesdhetar me bukurinë natyrore dhe mirëpres sa më shumë turistë e investitorë në këtë vend të hapur e demokratik.
Duke folur për marrëdhëniet me Kinën, presidenti u shpreh se "marredhëniet midis dy vendeve kanë ardhur në një stad të ri dhe janë marrëdhënie të cilat vlerësohen shumë të mira." Njëkohësisht "nga të dyja palët është kërkuar që këto marrëdhënie të forcohen edhe më tej në interesat e dy vendeve e popujve".
Presidenti Topi shprehu mendimin se bashkëpunimi ekonomiko-tregtar përbën pjesa e rëndësishme e marrëdhënieve midis dy vendeve. Ai tha, "institucionet dhe politika duhet të vazhdojnë të përgatisin ligje dhe akte administrative që ta lehtësojnë marrëdhënien sikurse janë bërë deri tani, dhe në të ardhmen do të ketë ligje dhe akte administrative dhe marrëveshje specifike që do ta bëjnë më të lehtë komunikimin midis njerëzve nga dy vendet tona".
Ai u ndal se bashkëpunimi ekonomik me Kinën orientohet në fushat prioritare për Shqipërinë, si fushat e burimeve minerare, në energjetikë, në infrastrukturë dhe në telekomunikacion. (Fani/ Zhang Zhuo/ Wang Lei)
Më 2 tetor, president i Republikës së Shqipërisë Bamir Topi dha një intervistë eksklusive për gazetarë të Radios së Jashtme të Kinës.
Lajme Përkatëse:
Topi: bashkëpunimi ekonomik me Kinën orientohet në prioritetin për Shqipërinë
Bashkëpunimi kino-shqiptar është në nivelin më të lartë
Bamir Topi viziton Shangain
Bamir Topi në Pavijonin e Shqipërisë të EXPO-s