Pala kineze: Masat antidumping të Kinës mbi importet e konjakut nga Bashkimit Europian, përputhen me rregullat e OBT
2024-11-26 16:25:03

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Ministria e Tregtisë e Kinës tha të hënën se masat e saj të përkohshme antidumping ndaj importeve të konjakut me origjinë nga Bashkimi Evropian, janë mjete të ligjshme tregtare, në përputhje të plotë me rregullat e Organizatës Botërore të Tregtisë - OBT.

Në përgjigje të një pyetjeje të medias mbi kërkesën e konsultimit të paraqitur nga BE mbi këto masa, nëpërmjet mekanizmit të zgjidhjes së mosmarrëveshjeve të OBT-së, zyrtari i ministrisë tha se pala kineze do ta trajtojë atë në përputhje me rregullat e Organizatës Botërore të Tregtisë, sipas një deklarate në internet të Ministrisë së Tregtisë të Kinës. (Xu Guang)