Avioni i DHL-së përplaset me një ndërtesë në Vilnius, një viktimë e të plagosur
2024-11-26 17:36:11

Avioni/Foto nga Atsh

Një avion që fluturonte nga Lajpcigu në emër të firmës logjistike “DHL” u përplas në një ndërtesë banimi pranë aeroportit të Vilniusit, duke vrarë të paktën një person dhe duke plagosur tre të tjerë që ishin në avion, shkruan “ATSH”.

Shkaku i aksidentit nuk dihet.

Shtëpia dykatëshe me të cilën është përplasur avioni është djegur.

Kreu i filialit lituan “DHL” konfirmoi për mediet vendase se avioni i përkiste një kontraktori të kompanisë.