Liangzhu, dritare drejt një prej qytetërimeve më të vjetra në botë
2024-11-26 10:22:05

 Foto Xinhua

Në hartën e trashëgimisë botërore të UNESCO-s për pesë vjet, rrënojat arkeologjike të Kinës të Liangzhu, paralelisht me qytetërimin e Egjeut në Greqi, kanë fituar njohje ndërkombëtare në rritje me përparimin e kërkimit arkeologjik dhe shkëmbimeve kulturore, njofton “Xinhua”.

Nën temën e shkëmbimeve dhe mësimit të ndërsjellë për një model të ri të përparimit njerëzor, Forumi i Dytë Liangzhu, zhvilluar në Hangzhou, kryeqendra e provincës Zhejiang të Kinës lindore, ka mbledhur më shumë se 300 zyrtarë kulturorë kinezë dhe të huaj nga mbi 60 vende dhe rajone për të shfrytëzuar më tej burimet e pasura kulturore të Liangzhu.

Gjatë aktivitetit do të mbahen edhe nënforume dhe seminare ndërkombëtare mbi arkeologjinë, letërsinë, muzikën dhe artin, duke ftuar ekspertë dhe studiues që të përfshihen në dialogë akademikë ndërdisiplinorë dhe ndërkufitarë.

Rrënojat e Liangzhu fituan statusin e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s në vitin 2019 si një dëshmi e ekzistencës së qytetërimit kinez të paktën 5000 vjet më parë.

Më shumë se 350 vende të qytetërimit Liangzhu, të cilat datojnë rreth 5000 vjet më parë, janë zbuluar në rrjedhën e poshtme të lumit më të gjatë të Kinës, Yangtze.

Ndër gjetjet më të rëndësishme arkeologjike është qyteti i lashtë Liangzhu, hapësira të mëdha me orizore parahistorike  më të vjetrat që datojnë mbi 6000 vjet më parë, dhe një tufë me objekte të gdhendjes së lodhit, si dhe mjete bujqësore si plugje.