< img height="1" width="1" style="display:none"src="https://www.facebook.com/tr?id=514174860241230&ev=PageView&noscript=1"/>
Kryeministri Rama, thirrje emigrantëve të investojnë në Shqipëri
2024-11-26 10:50:42

Foto nga ATSH

Kryeministri Edi Rama u bëri thirrje shqiptarëve në Britaninë e Madhe të investojnë në Shqipëri në tokat dhe shtëpitë të lëna nga të parët e tyre, shkruan “ATSH”.

Në fjalën e mbajtur në takimin në Londër, kryeministri Rama u bëri thirrje emigrantëve që punojnë në turizëm apo ndërtim, por edhe atyre që punojnë në tokat e të tjerëve, të investojnë në Shqipëri, jo vetëm që të marrin të ardhura më të mira nga koha kur u larguan, por edhe të paguajnë më pak taksa.

“Çdo shqiptari të Britanisë së Madhe që e ka lënë pas një shtëpi të vjetër apo një truall në fshat, i them sot me plot gojën: Investo tek ajo shtëpi, tek ai truall, kursimet e tua; të ardhurat që do marrësh nga ai truall, do të jenë më shumë të larta nga pagat që do të mbeten në fund të muajit nga dy punë këtu”,- theksoi kryeministri Rama.

Ai theksoi se qeveria shqiptare është në fazën e konsultimit publik për të lancuar “Paketën e Maleve”, e cila do t’i japë mundësi çdokujt që ka një truall apo një shtëpi në malet e Shqipërisë, që të mund të investojë pa pasur vështirësi e mungesë të tapisë dhe letrave të tokës, me një procedurë shumë të thjeshtë e pa taksa, për 10 vjet.

Lajmet Kryesore

Our Privacy Statement & Cookie Policy

By continuing to browse our site you agree to our use of cookies, revised Privacy Policy. You can change your cookie settings through your browser.
I agree