Putin bisedë telefonike me Erdogan për bashkëpunim tregtar e ekonomik
2024-11-26 11:02:07

Foto nga VCG

Presidenti rus, Vladimir Putin, dhe homologu i tij turk, Rexhep Tajip Erdogan, zhvilluan një bisedë telefonike, ku kanë diskutuar mbi mënyrat për të përmirësuar efikasitetin e bashkëpunimit tregtar dhe ekonomik dypalësh, shkruan “ATSH”.

“Ata diskutuan në mënyrë thelbësore çështjet urgjente të agjendës dypalëshe me fokus në përmirësimin e efektivitetit të bashkëpunimit tregtar dhe ekonomik. Në lidhje me këtë, agjencitë përkatëse do të angazhohen në komunikim”,- bëhet e ditur në deklaratën e publikuar nga Kremlini.

Putin dhe Erdogan diskutuan dhe për disa çështje ndërkombëtare.