< img height="1" width="1" style="display:none"src="https://www.facebook.com/tr?id=514174860241230&ev=PageView&noscript=1"/>
Kina dënon kalimin e avionit ushtarak amerikan nëpër Ngushticën e Tajvanit
2024-11-26 20:16:39

foto: VCG

foto: VCG

Një zëdhënës ushtarak kinez dënoi të martën Shtetet e Bashkuara për dërgimin e një avioni patrullimi antinëndetëse "P-8A" për të fluturuar nëpër Ngushticën e Tajvanit dhe pastaj për trumbetimin publikisht të këtij veprimi. 

Zëdhënësi i Komandës së Zonës Lindore të Ushtrisë Çlirimtare Popullore, koloneli i lartë Cao Jun, tha se kjo komandë kishte dërguar forcat e saj detare dhe ajrore për ta ndjekur nga afër, mbikëqyrur dhe paralajmëruar avionin amerikan që ishte futur në ngushticë, duke reaguar efektivisht ndaj situatës. 

Duke vënë në dukje se deklaratat e palës amerikane kanë shtrembëruar parimet ligjore dhe kanë mashtruar opinionin publik ndërkombëtar, ai u kërkoi Shteteve të Bashkuara të ndalojnë shtrembërimin dhe krijimin e sensacioneve lidhur me çështjen e të mbrojnë bashkërisht paqen dhe qëndrueshmërinë rajonale.

Lajmet Kryesore

Our Privacy Statement & Cookie Policy

By continuing to browse our site you agree to our use of cookies, revised Privacy Policy. You can change your cookie settings through your browser.
I agree