Foto nga ATSH
Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike ka nënshkruar një marrëveshjeve bashkëpunimi me Fondacionin Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF) dhe “Protik Innovation Center”, për rritjen e kapaciteteve profesionale në fushën e sigurisë kibernetike, njofton “ATSH”.
Përmes këtij bashkëpunimi synohet të ketë programe të dedikuara trajnimi për ekspertë të rinj dhe profesionistë të fushës dhe praktika pune përmes programit MIP, që lidh njohuritë teorike me aplikimin praktik në projekte reale.
Ky bashkëpunim i hap rrugën zhvillimit të mëtejshëm të talenteve lokale dhe krijimit të një komuniteti të qëndrueshëm ekspertësh në sigurinë kibernetike, duke përforcuar pozicionin e Shqipërisë në mbrojtjen nga kërcënimet kibernetike, shkruhet në postimin e Autoritetit në rrjetet sociale.