
foto: VCG
Kina parashikon që norma e depërtimit të përdoruesve të rrjetit 5G të arrijë 85 për qind deri në fund të vitit 2027, ndërsa ekonomia e dytë më e madhe në botë përshpejton aplikimet në shkallë të gjerë të teknologjive 5G.

foto: VCG
Në atë kohë, do të ketë 38 stacione bazë 5G për 10 000 veta, 5G do të zërë 75 për qind të trafikut të internetit të lëvizshëm dhe numri i terminaleve të internetit të gjërave të lidhura nga 5G në vend do t'i kalojë 100 milionët, sipas një plani veprimi të hartuar nga një numër departamentesh qeveritare.

foto: VCG
Ndërkohë, norma e depërtimit të teknologjive 5G në firmat e mëdha e të mesme industriale do të arrijë 45 për qind deri në fund të vitit 2027, sipas planit të publikuar të hënën.
Ky dokument ka si qëllim të nxitë zhvillimin në shkallë të të gjerë të aplikakimeve të 5G-së, përshpejtimin e zhvillimit të forcave të reja prodhuese cilësore, lehtësimin e popullarizimit dhe zbatimit të teknologjisë së informacionit të brezit të ri dhe fuqizimin e forcave të reja nxitëse për zhvillimin ekonomik dhe shoqëror me cilësi të lartë.
