
Më 15 nëntor u zhvillua në Lima aktiviteti i shkëmbimeve njerëzore Kinë-Peru, i organizuar bashkërisht nga Grupi Mediatik i Kinës (CMG), Zyra e Shtypit dhe Transmetimeve Strategjike të Pallatit Presidencial të Perusë dhe Grupi Kombëtar i Radio Televizionit të Perusë.
Presidentja e Perusë Dina Boluarte mbajti një videofjalim, për të uruar për sukseset e arritura në aktivitet.
Në fjalimin e mbajtur në aktivitet, Drejtori i CMG Shen Haixiong u shpreh se miqësia e thellë midis Kinës dhe Perusë bazohet në qytetërimet dhe historinë e lashtë. Si një media e përgjithshme ndërkombëtare, CMG do të mundësojë transmetimin në 81 gjuhë të huaja, për të promovuar miqësinë midis popujve kinezë e peruanë, duke ngritur zërin e vendeve jugore globale në arenën ndërkombëtare të opinionit publik.
Po më 15 nëntor u publikua një sondazh për ndjenjat miqësore të popullit peruan për Kinën, i organizuar bashkërisht nga Instituti i Transmetimeve Ndërkombëtare të CMG-së dhe Qendra Kombëtare Kërkimore e Perusë. Sipas sondazhit, 91.5% e pjesëmarrësve peruanë janë të mendimit se Kina është një vend tërheqës dhe 86.3% prej tyre mendojnë se Kina është partnere bashkëpunimi e Perusë. (Fani)
