Sondazhi: 1 në 2 italianë kundërshtojnë vendimin e gjykatave për largimin e emigrantëve nga kampi i Gjadrit
2024-11-26 10:52:39

Foto nga Javanews

Një sondazh i fundit tregon se gjysma e italianëve të anketuar e kundërshtojnë vendimin e gjyqtarëve që kundërshtojnë qëndrimin e emigrantëve në kampin e Gjadrit në Shqipëri, njofton “RTSH”.

Sipas një sondazhi të “Euromedia Research”, të publikuar në “Rai 1”, 45.5% e të anketuarve beson se vendimet e gjyqësorit për largimin e emigrantëve nga Shqipëria si pjesë e marrëveshjes janë qëndrime politike kundër qeverisë, ndërsa 38.4% e të anketuarve mendojnë se vendimet e gjyqësorit janë zbatim i ligjit.

Gjithashtu 46.5% e qytetarëve italianë besojnë se qeveria ka të drejtë të apelojë në Gjykatën e Lartë kundër vendimet të gjykatës për largimin e emigrantë nga kampi i Gjadrit në Shqipëri.

Marrëveshja e emigrantëve ka krijuar tensione mes qeverisë dhe gjykatave italiane, të cilat kanë vendosur dy herë largimin e emigrantëve nga kampi i Gjadrit me arsyetimin se nuk vinin nga vende të sigurta.