
Berlini (Foto Syri.net)
Ministrat e Mbrojtjes nga Gjermania, Franca, Polonia, Italia dhe Mbretëria e Bashkuar do të takohen në Berlin për të diskutuar masat për forcimin e sigurisë dhe mbrojtjes në Evropë, njofton “ATSH”.
Fakti që Rusia ka vënë në shënjestër Ukrainën me një raketë të re me rreze të mesme veprimi, e cila mendohet të ketë implikime për të gjithë Europën, ka të ngjarë të luajë një rol në diskutime.
Boris Pistorius i Gjermanisë, Sébastien Lecornu i Francës, John Healey Britanisë së Madhe, Wladysław Kosiniak-Kamysz i Polonisë dhe Guido Crosetto i Italisë do të takohen në kryeqytetin gjerman përpara marrjes së presidencës amerikane nga presidenti i zgjedhur Donald Trump.
Trump, i cili do të marrë detyrën më 20 janar, i ka bërë thirrje Europës të investojë shumë më tepër para në sigurinë e saj dhe pritet të shkurtojë ndihmën ushtarake për Ukrainën.
Pas miratimit të fundit nga SHBA-ja, Ukraina filloi të përdorë raketat “ATACMS” të prodhuara nga SHBA-ja dhe raketat balistike britanike “Storm Shadow” për të goditur objektet ushtarake në Rusi. Presidenti rus Vladimir Putin më pas urdhëroi një sulm me raketa në qytetin ukrainas të Dnipro, i cili ka mbi një milion banorë, me një raketë të re me rreze të mesme veprimi të enjten në mëngjes.
