Teleskopi FAST i Kinës identifikon mbi 1 000 pulsarë
2024-11-26 20:08:50

foto: VCG

foto: VCG

Radioteleskopi Sferik me Diametër 500 Metra (FAST) i Kinës, radioteleskopi më i madh dhe më i ndjeshëm në botë, ka identifikuar më shumë se 1 000 pulsarë të rinj, tha operatori i tij të martën. 

Numri i pulsarëve të rinj të zbuluar nga FAST-i e ka kaluar atë të të gjithë teleskopëve të huaj të marrë së bashku gjatë së njëjtës periudhë, sipas Observatorëve Astronomikë Kombëtarë pranë Akademisë së Shkencave të Kinës. 

Pulsarët, apo yjet neutron që rrotullohen shpejt, e kanë zanafillën nga shpërthimi i bërthamave të yjeve masive në shuarje nëpërmjet shpërthimeve të supernovave. 

Han Jinlin, shkencëtar i Akademisë së Shkencave të Kinës, shpjegon se, meqë çdo pulsar ka dendurinë e vet të pulsimit dhe të rrotullimit, është pak a shumë si një far në univers. Nëse qeniet njerëzore mund të udhëtojnë nëpër planete të tjerë në të ardhmen, pulsarët mund të funksionojnë si sistem navigimi, shtoi ai.