< img height="1" width="1" style="display:none"src="https://www.facebook.com/tr?id=514174860241230&ev=PageView&noscript=1"/>
Josep Borrell: BE gati të ndajë 200 milionë euro për ushtrinë libaneze
2024-11-26 11:56:31

Foto nga VCG

Shefi i Politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borrell, ka bërë thirrje për presion ndaj Izraelit dhe Hezbollahut për të arritur një marrëveshje armëpushimi, shkruan “RTSH”.

Borrell bëri të ditur se BE-ja është gati të ndajë 200 milionë euro për të ndihmuar ushtrinë libaneze të vendosë trupa shtesë në jug të vendit. “Si Bashkim Europian ne po mbështesim popullin libanez, ushtrinë libaneze dhe institucionet libaneze”,- tha ai.

Deklaratat e tij, kryediplomati europian i bëri pas takimit të mbajtur me kryetarin e Parlamentit libanez Nabih Berri, një aleat i Hezbollahut, i cili ka ndërmjetësuar me grupin.

Vizita e tij në Liban vjen në fund të një turneu në Lindjen e Mesme lidhur me luftërat e vazhdueshme në Gaza dhe Liban. Para vizitës së tij në Bejrut, Borrell vizitoi Qipron dhe Jordaninë.

Lajmet Kryesore

Our Privacy Statement & Cookie Policy

By continuing to browse our site you agree to our use of cookies, revised Privacy Policy. You can change your cookie settings through your browser.
I agree