< img height="1" width="1" style="display:none"src="https://www.facebook.com/tr?id=514174860241230&ev=PageView&noscript=1"/>
Ministri i Jashtëm kinez thekson qeverisjen globale detare
2024-11-26 20:11:48

foto: MJK

foto: MJK

Kina është e gatshme të punojë me vendet e tjera për t'i përdorur tre nismat globale si një mundësi për të forcuar qeverisjen globale detare dhe për të përmirësuar mirëqenien e të gjithë njerëzve, u shpreh Wang Yi, ministri i Jashtëm kinez. 

Wang, gjithashtu anëtari i Byrosë Politike të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës, i tha këto të martën në një videofjalim në simpoziumin mbi bashkëpunimin global detar dhe qeverisjen oqeanike. Duke vënë në dukje se qeverisja globale po përballet me mundësi dhe sfida të reja, ai shtoi se promovimi aktiv i qeverisjes globale detare dhe ndërtimi i një komuniteti detar me një të ardhme të përbashkët janë pjesë përbërëse e ndërtimit të një komuniteti me një të ardhme të përbashkët për të gjithë. 

Wang u bëri thirrje të tëra palëve të promovojnë zhvillimin detar me cilësi të lartë dhe të qëndrueshëm, të ruajnë sigurinë universale e të qëndrueshme detare dhe të promovojnë shkëmbimet globale të qytetërimeve detare. 

Komuniteti ndërkombëtar ka qenë gjithmonë i një mendjeje që dialogu e bashkëpunimi duhet të forcohen, se paqja e qëndrueshmëria detare duhet të ruhen dhe qeverisja globale detare duhet të përparojë, theksoi Wang. 

Kina është e gatshme të punojë krah për krah me komunitetin ndërkombëtar për të promovuar paqen detare, begatinë dhe integrimin e qytetërimeve për të gjitha vendet, shtoi kryediplomati kinez.

Lajmet Kryesore

Our Privacy Statement & Cookie Policy

By continuing to browse our site you agree to our use of cookies, revised Privacy Policy. You can change your cookie settings through your browser.
I agree