< img height="1" width="1" style="display:none"src="https://www.facebook.com/tr?id=514174860241230&ev=PageView&noscript=1"/>
Ministrja Kumbaro: Shqipëria synon turizëm elitar
2024-11-26 16:57:11

Ministrja Kumbaro (Foto Atsh)

Ministrja Kumbaro (Foto Atsh)

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, deklaroi se turizmi në Shqipëri është kthyer në një industri dhe është shtrirë thuajse në të gjithë territorin, e po ashtu përgjatë gjithë vitit, shkruan “ATSH”.

Gjatë një interviste radiofonike, ministrja Kumbaro tha se pret që fluksi i turistëve të huaj të rritet dhe se qëllimi është turizmi elitar. Sipas ministres Kumbaro, hyrjet në ekonomi nga turizmi kanë njohur rritje të madhe. Nga 2.8 miliardë euro të ardhura nga turizmi në vitin 2022 dhe 4.2 miliardë euro në vitin 2023, sipas burimeve të Bankës së Shqipërisë, në 6-mujorin e parë të 2024-s kishte 500 milionë euro më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Këtë vit, Shqipëria mendohet të ketë mirëpritur 12 milionë vizitorë.

Ndër problemet kryesore që kërkojnë zgjidhje për t’u përballur me fluksin në rritje të turizmit, ministrja Kumbaro përmendi menaxhimin e mbetjeve dhe transportin publik.

Lajmet Kryesore

Our Privacy Statement & Cookie Policy

By continuing to browse our site you agree to our use of cookies, revised Privacy Policy. You can change your cookie settings through your browser.
I agree