Të martën pasdite, presidenti kinez Xi Jinping u takua me këshilltarin shtetëror të Singaporit Lee Hsien Loong në Pekin.
Xi Jinping-u vuri në dukje se në maj të këtij viti, Singapori përfundoi me sukses ndërrimin e qeverisë. Kina shpreh urime për këtë dhe beson që Singapori do të ruajë vrullin e begatisë dhe zhvillimit.
"Ju jeni një mik i vjetër dhe mik i mirë i popullit kinez dhe keni qenë prej kohësh i interesuar dhe e keni mbështetur bashkëpunimin Kinë-Singapor. Dje keni marrë pjesë në përkujtimin e 30-vjetorit të zhvillimit dhe ndërtimit të Parkut Industrial të Suzhou-t. Ky park industrial është një shembull i gjallë i bashkëpunimit me dobi të ndërsjellë midis dy vendeve, dhe është gjithashtu një dëshmi e rëndësishme e pjesëmarrjes së thellë të Singaporit në Reformën dhe Hapjen e Kinës," shtoi Xi
Ndërsa Lee Hsien Loong tha se ndihet shumë i lumtur që ka ardhur në Kinë për t'u takuar me presidentin Xi. "Dje isha në Suzhou për të marrë pjesë në festimin e 30-vjetorit të zhvillimit dhe ndërtimit të Parkut Industrial të Suzhou-t. Unë jam shumë i lumtur që e shoh atë në lulëzim dhe jam gjithashtu shumë i lumtur që shoh ndikimin pozitiv të këtij parku industrial për zhvillimin dhe trasformimin e ekonomisë kineze," theksoi ai.