Publikohet versioni arabisht i fjalimeve të Xi Jinping-ut mbi modernizimin kinez
2024-11-25 20:47:18

foto: VCG

foto: VCG

Versioni në gjuhën arabe i një libri që përmban fjalime mbi modernizimin kinez nga presidenti kinez Xi Jinping është botuar nga Shtëpia Botuese Qendrore e Përmbledhjeve dhe Përkthimit. 

foto: VCG

foto: VCG

Libri përmban një varg fjalimesh të rëndësishme nga Xi Jinping-u, gjithashtu sekretar i përgjithshëm i Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës (PKK) dhe kryetar i Komisionit Qendror Ushtarak, midis nëntorit 2012 dhe tetorit 2023. 

foto: VCG

foto: VCG

Versioni në arabishte dhe versionet e botuara më parë në anglishte, frëngjishte dhe rusishte të librit, pritet t'i ndihmojnë lexuesit e huaj të fitojnë njohuri më të thella në sistemin teorik e kërkesat praktike të modernizimit kinez dhe janë të një rëndësie të madhe për të rritur mirëkuptimin e komunitetit ndërkombëtar lidhur me përpjekjet e përbashkëta drejt modernizimit.