Energjia e erës në lartësi të mëdha, një fushë premtuese e energjisë së gjelbër
2024-11-25 14:33:43

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Energjia e erës në lartësi të mëdha, mes 500 metrave dhe 10.000 metrave mbi tokë, është një burim energjetik ende i pazhvilluar dhe i pashfrytëzuar nga njerëzit. Është një energji e rinovueshme, e pastër, me rezerva të bollshme dhe burime të gjera. Raportet kërkimore tregojnë  se energjia e erës në lartësi të mëdha, tejkalon 100 herë më shumë kërkesën totale të njerëzimit për energji. Era në lartësi të mëdha e karakterizuar nga shpejtësia e madhe, burime të gjera dhe të pandalshme, drejtimi i qëndrueshëm gjatë gjithë vitit, ka vlerë të madhe shfrytëzimi.

Në stacionet e prodhimit të energjisë me erë, forca e erës në sipërfaqen e tokës është shumë më e vogël se ajo në lartësi të madhe. Dendësia e erës afër tokës është më pak se 1 kilovat në çdo metër katror. Ndërkohë në ajër dendësia e erës mund të arrijë 5 deri në 10 kilovat për metër katror, madje edhe më e lartë.

Në fakt, gjatë krizës energjetike në vitet 1970, u publikuan në vazhdimësi projekte të sistemeve të ndryshme të energjisë së erës në lartësi të madhe. Vendet e zhvilluara si Shtetet e Bashkuara, Franca, Gjermania, Hollanda, Italia, etj., nuk kanë ndalur hapat e tyre në kërkimet përkatëse. Aktualisht, në mbarë botën ka më shumë se 50 kompani që merren me këtë industri.

Kohët e fundit, sistemi i pavarur i Kinës për energjinë e erës në lartësi të mëdha, prodhoi me sukses energji në ajër në lartësinë 500 metra nga toka, gjë që ka tërhequr vëmendjen në këtë industri.

Foto nga Xinhua

Sistemi i energjisë së erës S500/Xinhua

Falë bashkëpunimit mes kompanisë Sawestoone Energy Technology sh.p.k., të Universitetit Tsinghua, Institutit të Hapësirës Ajrore pranë Akademisë Kineze të Shkencave dhe shumë institucione të tjera, sistemi i energjisë së erës S500 prodhoi energji nga era në një lartësi prej 500 metrash, në Jingmen të provincës Hubei të Kinës Qendrore.

S500, me diametër 15 metra dhe gjatësi 23 metra, u ngrit me sukses në një lartësi prej 500 metrash. Prodhimi i saj i energjisë mbeti i qëndrueshëm mbi 50 kilovat. Siç mësohet, eksperimente të ngjashme do të zhvillohen më vonë edhe në lartësitë prej 1000 metrash për të prodhuar energji 100 kilovatë.

Vitet e fundit, falë zhvillimit të teknologjisë së materialeve, teknologjisë së aerostatit dhe teknologjisë së sistemit të motorëve të lehtë, vlera e teknologjisë së prodhimit të energjisë së erës në lartësi të mëdha, është bërë gradualisht më e spikatur, duke ofruar zgjidhje të qëndrueshme dhe të rinovueshme për transformimin global të energjisë dhe duke u bërë një faktor kyç në transformimin global të energjisë.

Me kërkesën globale në rritje për energji të rinovueshme, teknologjia e energjisë së erës, po bëhet një yll i ri në fushën e energjisë së gjelbër. Kina po përparon në këtë drejtim duke kontribuuar gjatë këtij procesi.

Së pari, qeveria kineze ka publikuar politika të forta mbështetëse. Kina po promovon me vendosmëri arritjen e kulmit të lëshimit të karbonit para fundit të vitit 2030 dhe neutralitetit të karbonit brenda vitit 2060, gjë që ka sjellë mundësi të mëdha për zhvillimin e teknologjisë së prodhimit të energjisë nga era në lartësi të madhe. Në një sërë politikash shtetërore si "Plani i 14-të pesëvjeçar për zhvillimin e energjisë së rinovueshme", "Plani i veprimit të Revolucionit të Teknologjisë së Energjisë dhe Inovacionit (2016-2030)" etj., kjo teknologji është përfshirë si një ndër projektet kryesore kërkimore. Përveç kësaj, ndërmarrjet shtetërore të energjisë kanë krijuar sektorë të rinj për zhvillimin e energjisë së erës në lartësi të madhe.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Së dyti, Kina ka epërsi të burimeve energjetike të erës. Sipas parimit bazë të prodhimit, energjia e erës është proporcionale me kubin e shpejtësisë së erës. Kjo do të thotë se kur shpejtësia e erës rritet një herë, energjia e erës rritet deri në 8 herë. Tre herë rritje e shpejtësisë së erës do të thotë deri në 27 herë shtim energjie. Ndaj, vendet me shpejtësi të madhe të erës janë ideale për fermat me erë. Ndërkohë, Kina është një nga vendet me burime të pasura të energjisë së erës në lartësi të madhe në botë.

Të dhënat ndërkombëtare të monitorimit të klimës tregojnë se vendet më të mira për zhvillimin e energjisë së erës në lartësi të madhe, përfshijnë bregdetin lindor të Azisë, pikërisht ku ndodhet edhe Kina. Kushtet e energjisë së erës në lartësi të madhe të Kinës janë veçanërisht të mira. Këtu ka erë të fortë, të pasur dhe e gjerë.

E treta është burimi i bollshëm i talenteve dhe teknologjisë. Krahas eksplorimit nga kompanitë kineze, Kina tani renditet ndër më të përparuarat në botë, përsa i përket teknologjisë së erës në lartësi të madhe. Një grup talentesh teknike dhe menaxheriale të kultivuara në këtë proces, do të ofrojnë mbështetje intelektuale të qëndrueshme dhe të vazhdueshme, për zhvillimin dhe përdorimin teknikave përkatëse.