< img height="1" width="1" style="display:none"src="https://www.facebook.com/tr?id=514174860241230&ev=PageView&noscript=1"/>
Festat e nëntorit, Tirana vishet kuqezi, nis përgatitjet për “Paradën Shqiptare”
2024-11-25 10:41:24

Tirana përgatitet për festat e Nëntorit (Foto ATSH)

Tirana përgatitet për festat e Nëntorit (Foto ATSH)

Tirana ka nisur që të vishet kuq e zi, në kuadër të festave të 28-29 nëntorit, dy ngjarjet të rëndësishme historike për kombin shqiptar, 112-vjetori i shpalljes së Pavarësisë, si dhe 80-vjetori i Çlirimit, shkruan ATSH.

Flamujt kombëtar janë vendosur përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, ndërsa këtë vit, më datë 28 nëntor, pritet që të rikthehet sërish Parada Shqiptare me grupe artistike nga anë e mbanë botës, kudo ku flitet shqip. Parada Shqiptare synon të rikthejë vëmendjen tek vlerat e kostumeve popullore, riteve, traditave por dhe trashëgiminë e historisë së kombit te brezat e rinj.

Kryeministri Edi Rama, ka bërë më dije se nga data 21-30 nëntor do të zhvillohen një seri aktivitetesh kushtuar Javës Kulturore Kombëtare, Shqipëri – Kosovë Javët Kulturore Ndërkombëtare, pjesë e së cilës ishin 20 shtete të ndryshme do të përmbyllen me Kosovën, që së bashku me vendin tonë, nga data 21 deri më 30 nëntor do të organizojnë një mori eventesh artistike në Tiranë, Durrës dhe Shkodër.

Aktivitetet nisin me një workshop edukues për fëmijë te Galeria Kombëtare e Arteve në Tiranë. Fëmijët do të kenë mundësi  të njihen nga afër me regjistrin e katalogut fizik te bibliotekarit. Gjithashtu të shikojnë nje video dokumentar mbi GKA ku do njihen me godinën ekzistuese dhe sallat ekspozuese dhe do të diskutojnë rreth artistëve më të njohur dhe veprave të tyre në fushën e Artit Figurativ.

Lajmet Kryesore

Our Privacy Statement & Cookie Policy

By continuing to browse our site you agree to our use of cookies, revised Privacy Policy. You can change your cookie settings through your browser.
I agree