Kina, kundërmasa të forta ndaj kufizimeve mbi eksportin e mikroçipave nga ShBA-ja
2024-11-25 20:24:23

foto: MJK

Dhoma e Tregtisë e ShBA-së u shpreh se administrata e presidentit Biden do të shpallë kufizime të reja mbi eksportin e mikroçipave në Kinë që në fillim të javës së ardhshme. 

Lidhur me këtë, zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës Mao Ning u shpreh në një  konferencë të rregullt për shtypin të hënën që Kina e ka kundërshtuar gjithmonë me vendosmëri përgjithësimin e konceptit të sigurisë kombëtare nga Shtetet e Bashkuara, abuzimin me masat e kontrollit të eksporteve dhe bllokimin e shtypjen e Kinës. Sipas saj, një sjellje e tillë shkel rëndë ligjet e ekonomisë së tregut dhe parimin e konkurrencës së ndershme, minon rendin ekonomik e tregtar ndërkombëtar dhe prish qëndrueshmërinë e zinxhirit të furnizimit global, duke dëmtuar interesat e të gjitha vendeve. Kina do të marrë masa të vendosura për të mbrojtur me vendosmëri të drejtat e interesat e ligjshëm të ndërmarrjeve kineze, tha zëdhënësja.