< img height="1" width="1" style="display:none"src="https://www.facebook.com/tr?id=514174860241230&ev=PageView&noscript=1"/>
Londër, kryeministri socialist Rama u kërkon votën emigrantëve shqiptarë në Britaninë e Madhe
2024-11-25 14:21:03

Kryeministri Rama në Londër (Foto Gazeta Panorama)

Kryeministri Rama në Londër (Foto Gazeta Panorama)

Kryeministri socialist shqiptar Edi Rama u ka kërkuar emigrantëve shqiptarë në Britaninë e Madhe që në zgjedhjet parlamentare të vitit të ardhshëm të votojnë për Partinë Socialiste, shkruan rtsh.al.

Thirrjen e tij Rama e bëri gjatë një takimi të organizuar të dielën në Londër. Takimi u organizua në kuadër të turit të bashkëbisedimit të kryeministrit me diasporën, ndërsa është ligjëruar përfundimisht e drejta e votës për çdo shqiptar jashtë Shqipërisë.

"Pranverën e ardhshme e duan votën tuaj nga ky gadishull për t’ju bërë të gjithëve ju edhe më krenarë për Shqipërinë në sytë e botës" tha Rama.

Ai premtoi ta bënte Shqipërinë më të mirë për çdo shqiptar brenda dha jashtë saj. 

Lajmet Kryesore

Our Privacy Statement & Cookie Policy

By continuing to browse our site you agree to our use of cookies, revised Privacy Policy. You can change your cookie settings through your browser.
I agree