Panairi i Verës në Beograd (Foto ATSH)
Në edicionin e tretë të panairit “Wine Vision”, që po zhvillohet në Beograd, Serbi, ku marrin pjesë 38 vende nga e gjithë bota, Shqipëria përfaqësohet denjësisht nga 7 kantina,
Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj, teksa publikoi në rrjete sociale pamje nga stenda e Shqipërisë në panair, vlerësoi markat shqiptare të prodhimit të verës.
“Promovimi i produkteve autentike shqiptare “Made in Albania” në rajon dhe më gjerë, konfirmon cilësinë, traditën tonë unike dhe vëmendjen e shtuar për verërat shqiptare jashtë vendit”, tha Denaj.
Ministrja vlerësoi se ky panair nxit forcimin e bashkëpunimit rajonal, eksportin e verërave shqiptare, si dhe prezanton shijet unike shqiptare në tregjet ndërkombëtare.