
foto: VCG
Industria e infrastrukturës së ngarkimit të baterive të automjeteve elektrike dhe zëvendësimit në Kinë ka vazhduar të rritet me një shpejtësi të lartë, duke mbështetur fuqishëm zhvillimin e shpejtë të tregut të ri të automjeteve me energji të re.
Aleanca për Nxitjen e Infrastrukturës së Ngarkimit të Baterive të Automjeteve Elektrike e Kinës publikoi një raport mbi zhvillimin e infrastrukturës së ngarkimit të baterive të automjeteve elektrike gjatë një konference të mbajtur javën e kaluar në Taiyuan të provincës Shanxi të Kinës Veriore.

foto: VCG
Raporti tregon se deri në tetorin e sivjetshëm, infrastruktura e ngarkimit të baterive të automjeteve elektrike në Kinë i kishte kaluar 11.88 milion njësitë, me një rritje prej 49.4 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Infrastruktura publike e ngarkimit të baterive arriti në 3.39 milionë njësi, ndërsa infrastruktura private në 8.49 milionë njësi, me një rritje përkatësisht 34.3 e 56.4 për qind.
Rritja e vazhdueshme e infrastrukturës së ngarkimit të baterive nuk mund të ndahet nga dy faktorët nxitës, që janë politikat dhe tregu, thuhet në raport, duke theksuar se Kina ka përfunduar ndërtimin fillestar të një rrjeti shërbimi të ngarkimit dhe zëvendësimit të shëndetshëm.
Raporti shton se Kina do të përmirësojë cilësinë e pajisjeve të ngarkimit, do të forcojë menaxhimin e operacioneve vendore të ngarkimit dhe do të përmirësojë përvojën e ngarkimit për përdoruesit, me qëllimin për të ngritur standardet në këtë industri.

foto: VCG
Kina po shton risitë lidhur me teknologjinë e ngarkimit dhe modelet e biznesit, duke përfshirë ngarkimin e shpejtë, ngarkimin me fuqi të lartë, ngarkimin inteligjent, ngarkimin jokabllor dhe ngarkimin e lëvizshëm.
Ndërkohë, janë publikuar edhe rregulloret përkatëse që synojnë intensifikimin e masave të mbrojtjes së sigurisë për infrastrukturën e ngarkimit.
