Drejtoresha e Përgjithshme e Agjencisë Kombëtare të Turizmit Zana Çela dhe Drejtoresha e Organizatës Kombëtare të Turizmit të Serbisë Marija Labovic kanë nënshkruar të shtunën në Beograd një Memorandum Bashkëpunimi. Marrëveshja u nënshkrua gjatë një ceremonie të posaçme në Panairin e Verës njofton ATSH.
Foto nga VCG
Palët kanë rënë dakord të punojmë së bashku për të siguruar turizëm të qëndrueshëm gjatë gjithë vitit në zonat malore dhe parqet kombëtare.
Në aspektet kryesore të këtij memorandumi, të dyja agjencitë e turizmit do të zhvillojnë dhe promovojnë produkte turistike për turistët shqiptarë dhe serbë.
Foto nga VCG
Drejtimet kryesore të këtij memorandumi do të jenë, ndarja e informacionit dhe ngjarjeve, marketingu dhe reklamimi, media dhe komunikimi, bashkëpunime në projekte dhe edukimi dhe zhvillimi profesional.