
Foto nga ATSH
Me male mahnitëse, plazhe idilike, ushqim të mrekullueshëm dhe fshatra mesjetare – pa turma vizitorësh – ky vend i vogël ballkanik meriton të jetë në listën tuaj të udhëtimeve, shkruan Robert P. Walze në një artikull të botuar në të përditshmen amerikane “The Wall Street Journal”, sipas ATSH.
I apasionuar pas aventurës së çiklizmit, një herë në vit, bashkë me një mikun tim planifikojmë një udhëtim me biçikletë. Pas hulumtimit të Shqipërisë, zbulova se ashtu si Italia dhe Franca, ky vend i vogël mesdhetar kishte male alpine të larta, një rivierë me ujëra të pastra bruz, një kulturë të pasur ushqimore, histori antike dhe fshatra mesjetare. Nuk është për t’u habitur, që ish-provinca osmane po bën bujë në mesin e vizitorëve të zgjuar – fillimisht evropianëve dhe tani, një numër gjithnjë e më i madh amerikanësh, thekson artikulli.
