Tim Cook: "Apple" nuk mund të bëjë atë që bën, pa partnerët kinezë
2024-11-25 20:45:19
foto: VCG
"Apple" i vlerëson shumë partnerët kinezë, theksoi Tim Cook, kryeekzekutivi i kësaj kompanie, në prag të Ekspozitës së Dytë Ndërkombëtare të Zinxhirit të Furnizimit të Kinës, e cila do të mbahet nga e marta deri të shtunën në Pekin.
foto: VCG
Kjo është hera e tretë që Cook viziton Kinën këtë vit. "Jam shumë krenar që 'Apple' ka një ekspozitë këtu me partnerët tanë," tha ai. Lidhur me vlerësimin e partnerëve kinezë, Cook u shpreh se i vlerëson shumë ata. "Ne nuk mund të bëjmë atë që bëjmë pa ta," shtoi ai.
Në një ekran në stendën e "Apple"-it shkruhet: "Më shumë se 80 për qind e 200 furnizuesve kryesorë të 'Apple'-it janë në Kinë".
Lajmet Kryesore