Presidentja e PE-së apel Gjermanisë: Dërgo në Ukrainë raketat Tuaurus!
2024-11-24 11:12:42

Raketa gjermane (Foto RTSH)

Raketa gjermane (Foto RTSH)

Presidentja e Parlamentit Europian, Roberta Metsola, ka dalë në mbështetje të përdorimit të raketave me rreze të gjatë veprimi nga Ukraina në mbrojtjen e saj nga Rusia.

Ajo ka deklaruar se Gjermania duhet të dorëzojë sa më parë sistemin e saj Taurus me rreze të gjatë veprimi në  Ukrainë, bën të ditur “RTSH”.

Në një intervistë, Metsola tha "po" kur u pyet nëse vendet që ofrojnë raketa me rreze të gjatë veprimi për Ukrainën duhet ta lejojnë atë t'i përdorë ato kundër objektivave në Rusi dhe nëse Gjermania duhet të dërgojë raketat Taurus në Ukrainë.

Kancelari Olaf Scholz ka qenë kundër dërgimit të raketave Taurus në Ukrainë.