
Ekspozita (Foto ATSH)
Me një mesazh të fuqishëm për mbrojtjen e fëmijëve u çel në Tiranë ekspozita “Asnjëherë dhunë”, një nismë që synon të ndërgjegjësojë për rëndësinë e rritjes së fëmijëve në një mjedis të sigurt dhe pa dhunë.
Kjo ekspozitë, e ideuar nga Instituti Suedez dhe sjellë në Shqipëri nga projekti i Këshillit të Europës “Forcimi i edukimit për qytetari demokratike”, është frymëzuar nga fjalimi historik i Astrid Lindgren, “Asnjëherë dhunë”.
Përfaqësues të institucioneve vendore dhe ndërkombëtare, së bashku me nxënës dhe mësues, ndanë mendime dhe përvoja që forcojnë mesazhin e edukimit si mënyra më e mirë për të parandaluar dhunën, shkruan” ATSH”.
Ekspozita do të udhëtojë nëpër shkollat e përfshira në projekt, duke sjellë mesazhe të fuqishme që nxisin të ardhmen për fëmijët pa dhunë dhe plot dashuri.
