OKB: Viti 2024, më vdekjeprurësi në histori për punonjësit e ndihmave humanitare
2024-11-24 11:11:28

Gaza (Foto RTSH)

Gaza (Foto RTSH)

 

Zyra e OKB-së për Koordinimin e Çështjeve Humanitare ka bërë të ditur se viti 2024 është më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmës humanitare, me vdekjen e 281 punonjësve të ndihmës deri tani në mbarë botën.

“Ne tashmë kemi kaluar rekordin e vitit të kaluar dhe ende nuk kemi dalë nga viti 2024”, - tha Jens Laerke, zëdhënësi i OCHA-së, në një konferencë për media në Gjenevë. Laerke tha se në mesin e viktimave, 13 ishin staf ndërkombëtar dhe 268 ishin staf kombëtar.

Laerke theksoi se lufta mbi 1-vjeçare në Rripin e Gazës po rrit këto shifra, pasi më shumë se 320 persona nga stafi humanitar janë vrarë që nga 7 tetori i vitit 2023, citon “RTSH”. Sipas agjencisë së OKB-së, viti 2023 pati gjithashtu vdekje rekord krahasuar me vitet e mëparshme.