
Foto nga Xinhua
Nga 13 deri më 23 nëntor, kryetari i shtetit i Kinës Xi Jinping mori pjesë në Takimin e 31-të Jozyrtar të Liderëve të APEC-ut dhe bëri një vizitë shtetërore në Peru, si edhe mori pjesë në Samitin e 19-të të G20-s dhe bëri një vizitë shtetërore në Brazil. Në udhëkryqin e historisë së njerëzimit, kryetari Xi dërgoi edhe një herë një mesazh të qartë për mbështetjen e fortë të multilateralizmit, “ndezi momentin e Amerikës Latine" të qeverisjes globale me mençurinë kineze, tregoi imazhin e Kinës si një vend i madh i drejtë, i përgjegjshëm, i hapur e gjithpërfshirës dhe ngriti ndikimin ndërkombëtar dhe forcën tërheqëse morale të Kinës.
Gjatë udhëtimit në Amerikën Latine, kryetari Xi udhëtoi më shumë se 40 mijë kilometra, ndoqi gati 40 veprimtari dypalëshe e shumëpalëshe dhe arriti më shumë se 60 dokumente bashkëpunimi. Në fund të udhëtimit, anëtari i Byrosë Politike të Komitetit Qendror të PKK-së dhe ministri i Punëve të Jashtme i Kinës, Wang Yi, tha për mediat se udhëtimi i kryetarit Xi në Amerikën Latine ishte takim me miq të vjetër e të rinj, duke zhvilluar jo vetëm komunikim strategjik, por edhe duke thelluar bashkëpunimin praktik. Kjo vizitë e kreut kinez të shtetit jo vetëm nxiti zhvillimin e shëndetshëm dhe të qëndrueshëm të marrëdhënieve ndërmjet vendeve të mëdha, por edhe nxiti bashkimin dhe forcimin e Jugut Global, zgjeroi hapësirën e re të Kinës për zhvillim me cilësi të lartë dhe hapje të nivelit të lartë, pasuroi praktikën e re të ndërtimit të një komuniteti me fate të përbashkëta të njerëzimit dhe hapi një fushë të re për diplomacinë e një vendi të madh me karakteristika kineze në epokën e re.

Foto nga Xinhua
Kryetari Xi mori pjesë në Takimin Jozyrtar të Liderëve të APEK-ut në Limë dhe mbajti një fjalim në Samitin e Udhëheqësve të Biznesit, duke iu përgjigjur pyetjeve të botës me këmbënguljen për hapje dhe zhvillim, duke theksuar thellësisht se globalizimi ekonomik është një kërkesë objektive për zhvillimin e forcave prodhuese shoqërore dhe rezultat i pashmangshëm i përparimit shkencor dhe teknologjik. Xi u bëri thirrje ekonomive të Azi-Paqësorit që të zbatojnë gjithmonë multilateralizmin e vërtetë, të ndërtojnë një model të hapur e gjithëpërfshirës të bashkëpunimit të Azi-Paqësorit dhe të kultivojnë vrullin e zhvillimit të gjelbër e novator të Azi-Paqësorit. Me përpjekjet e përbashkëta të të gjitha palëve, takimi i Limës miratoi një dokument të ri udhëzues për ndërtimin e Zonës së Tregtisë së Lirë të Azi-Paqësorit, i cili aktivizoi edhe një herë procesin e Zonës së Tregtisë së Lirë të Azi-Paqësorit dhe injektoi një gjallëri të re në zhvillimin e një ekonomie të hapur në rajonin e Azi-Paqësorit. Duke u nisur nga interesat e përgjithshëm të nxitjes së bashkëpunimit të Azi-Paqësorit, Kina propozoi të organizojë takimin e APEC-ut 2026, gjë që u mbështet nga të gjitha palët dhe u miratua nga takimi i udhëheqësve. Kjo tregon plotësisht përgjegjësinë historike të Kinës dhe pasqyron besimin e lartë e shpresat e mëdha të të gjitha palëve te Kina.
Kryetari Xi u ka kushtuar gjithmonë rëndësi të madhe çështjeve të zhvillimit, duke i vendosur ato në qendër të koordinimit të politikave makroekonomike për herë të parë në Samitin e G20-s në Hangzhou në vitin 2016, dhe ka propozuar Nismën Globale të Zhvillimit. Në Samitin e G20-s në Rio 2024, ai shtjelloi në mënyrë gjithëpërfshirëse dhe sistematike konceptin e Kinës për qeverisjen globale, duke iu përgjigjur bashkërisht ndryshimeve të qeverisjes globale e duke iu përmbajtur konceptit të së ardhmes së përbashkët. Presidenti Xi paraqiti propozimin për përmirësimin e qeverisjes globale nga pesë aspekte, duke përfshirë ekonominë, financën, tregtinë, digjitalizimin dhe ekologjinë. Ai bëri thirrje për ndërtimin e një ekonomie botërore bashkëpunuese, të qëndrueshme, të hapur, novatore dhe miqësore ndaj mjedisit dhe njoftoi tetë veprimet e Kinës për të mbështetur zhvillimin global, duke përfshirë bashkimin me Aleancën Globale kundër Urisë dhe Varfërisë dhe shpalljen e Nismës mbi Bashkëpunimin Ndërkombëtar për Shkencën e Hapur me Brazilin, Afrikën e Jugut dhe Bashkimin Afrikan, si edhe zgjerimin e hapjes së njëanshme ndaj vendeve më të pazhvilluara. Këto nisma dhe masa të rëndësishme tregojnë një vizion të gjerë global, në përputhje me prirjen e zhvillimit të ekonomisë botërore dhe shkencës dhe teknologjisë, i përgjigjen vullnetit të fortë të Jugut Global për të kërkuar barazi e për të nxitur ndryshimin, duke shtjelluar drejtimin e duhur për përmirësimin e qeverisjes globale dhe duke dhënë një "ilaç stabilizimi" për botën e tanishme.
Peruja dhe Kina janë "fqinjët" e njëri-tjetrit në anën tjetër të Oqeanit Paqësor dhe të dy vendet kanë lidhje shumë të ngushta kulturore dhe ekonomike. Presidentja peruane Boluarte organizoi për kryetarin Xi ceremoninë më të madhe të mirëseardhjes që nga themelimi i Republikës së Perusë. Të dy krerët e shteteve dëshmuan nënshkrimin e Protokollit mbi Ngritjen e Nivelit të Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë Kinë-Peru dhe Planit të Bashkëpunimit për “Një brez, një rrugë” Kinë-Peru, duke pasqyruar vendosmërinë dhe angazhimin e të dy palëve për hapje e bashkëpunim të fuqishëm dhe për përfitime reciproke.
“Kina dhe Peruja janë të dyja qytetërime të lashta. Akumulimi i thellë i qytetërimeve të lashta i ka dhënë Kinës dhe Perusë mençuri dhe mendjegjerësi, duke na mundësuar të shohim qartë drejtimin e progresit historik, të përputhemi me prirjen e zhvillimit të kohës dhe të zbatojmë gjithmonë parimin e trajtimit të njëri-tjetrit si të barabartë, respektit e besimit të ndërsjellë dhe mësimit nga njëri-tjetri, në mënyrë që të bëhemi një model solidariteti e bashkëpunimi ndërmjet vendeve me përmasa, sisteme dhe kultura të ndryshme. Kina e çmon miqësinë e saj tradicionale me Perunë, është optimiste për perspektivat e gjera të bashkëpunimit dypalësh dhe është e gatshme të punojë me Perunë për ta ngritur partneritetin e gjithanshëm strategjik Kinë-Peru në një nivel të ri dhe për të sjellë më shumë përfitime për të dy popujt,” u shpreh Xi.
Kulmi i vizitës në Peru ishte pjesëmarrja e dy krerëve të shtetit me anë të videos në ceremoninë e përurimit të portit të Çankait. Si një projekt i madh i nismës “Një brez, një rrugë” mes Kinës dhe Perusë, ky është porti i parë i mençur dhe i gjelbër në Amerikën e Jugut, i cili do të shkurtojë shumë kohën e transportit transoqeanik, do të zvogëlojë kostot logjistike dhe do të krijojë një numër të madh vendesh pune. Presidentja Boluarte tha me emocion se hapja e portit të Çankait është një moment historik për të gjithë peruanët dhe ky projekt madhështor do të nxisë në mënyrë efektive procesin e integrimit të Amerikës Latine dhe do të hapë një kapitull të ri në zhvillimin ekonomik të Perusë.

Foto nga Xinhua
Brazili është fuqia e parë në Amerikën Latine që krijoi një partneritet strategjik me Kinën, dhe vendi i parë i Amerikës Latine që krijoi një partneritet gjithëpërfshirës strategjik me Kinën. Ky vit shënon 50-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Kinës dhe Brazilit. Marrëdhëniet Kinë-Brazil shkojnë përtej sferës dypalëshe dhe gjithnjë e më shumë demonstrojnë një natyrë globale, strategjike dhe afatgjatë, duke u bërë një model i përpjekjeve të përbashkëta, solidaritetit dhe bashkëpunimit midis vendeve të mëdha në zhvillim. Të dy krerët e shteteve kishin një komunikim strategjik të thellë e miqësor dhe ranë njëzëri dakord se marrëdhëniet mes dy vendeve kanë hyrë në periudhën më të mirë në histori.
“Kemi arritur një konsensus të ri strategjik mbi zhvillimin e ardhshëm të marrëdhënieve Kinë-Brazil, ku më e rëndësishmi është vendimi ynë i përbashkët për t’i ngritur marrëdhëniet dypalëshe në një komunitet me fate të përbashkëta Kinë-Brazil për një botë më të drejtë dhe një planet më të qëndrueshëm dhe për të integruar nismën ‘Një brez, një rrugë’ me strategjinë e zhvillimit të Brazilit. Në sfondin e ndryshimeve të shpejta të situatës botërore, kjo pasqyron vendosmërinë e Kinës dhe Brazilit si dy vende të mëdha në zhvillim për ta pranuar ndryshimin, për t’iu përshtatur ndryshimit dhe për ta kërkuar atë, dhe me siguri do të nxisë lidhjes e së kaluarës dhe së ardhmes së marrëdhënieve dhe hapjen e '50 vjetëve të arta' të tjera, duke dhënë një shembull për vendet e Jugut Global për t’u bashkuar e për t’u mbështetur te vetja, duke dhënë kontribute të reja në rritjen e përfaqësimit dhe zërit të vendeve në zhvillim në qeverisjen globale," tha Xi.
Takimet intensive dypalëshe gjatë pjesëmarrjes në veprimtaritë shumëpalëshe për të konsoliduar dhe zgjeruar partneritetet globale kanë qenë një tipar kryesor i vizitave të kryetarit Xi vitet e fundit. Gjatë vizitës së tij në Amerikën Latine, Xi zhvilloi më shumë se 10 takime dypalëshe gjatë pjesëmarrjes në veprimtaritë shumëpalëshe. Ndër to, takimi mes krerëve të shtetit të Kinës dhe ShBA-së në Limë tërhoqi vëmendjen më të madhe të komuniteti ndërkombëtar. Të dy presidentët theksuan rëndësinë e jashtëzakonshme të marrëdhënieve Kinë-ShBA dhe theksuan se zhvillimi i qëndrueshëm i këtyre marrëdhënieve lidhet jo vetëm me të dy popujt, por ka një ndikim edhe mbi të ardhmen dhe fatet e njerëzimit.

Foto nga Xinhua
Kyetari Xi bëri një përmbledhje të përvojave dhe frymëzimeve të marrëdhënieve Kinë-ShBA gjatë katër vjetëve të fundit, duke vënë në dukje: “Nëse të dy vendet janë partnerë e miq, kërkojnë të përbashkëtat dhe lënë mënjanë dallimet, duke mbështetur njëri-tjetrin, marrëdhëniet Kinë-ShBA mund të kenë zhvillim të vazhdueshëm. Por nëse të dy vendet e trajtojnë njëri-tjetrin si kundërshtar ose armik, bëjnë konkurrencë të ashpër dhe e dëmtojnë njëri-tjetrin, atëherë marrëdhëniet mes tyre përballen me zigzage, madje ecin mbrapsht.”
Kryetari Xi përsëriti qëndrimin parimor të Kinës mbi Tajvanin e çështje të tjera të mëdha, duke theksuar se nuk duhet të ndodhë një "Luftë e Ftohtë e re", prej së cilës nuk ka të fituar, dhe se përpjekjet për të kufizuar Kinën nuk do të kenë sukses. Kina dhe Shtetet e Bashkuara duhet të tregojnë përgjegjësinë e tyre si vende të mëdha, të vazhdojnë të eksplorojnë mënyrën e duhur për të shkuar mirë me njëra-tjetrën dhe të sjellin më shumë siguri e energji pozitive për botën.
Presidenti Biden ritheksoi që ShBA-ja nuk kërkon një "Luftë të Ftohtë të re ", nuk kërkon të ndryshojnë sistemin e Kinës, nuk kërkon të kundërshtojë Kinën nëpërmjet forcimit të aleancave, nuk mbështet "pavarësinë e Tajvanit", nuk kërkon konflikt me Kinën dhe nuk do ta përdorë çështjen e Tajvanit për të konkurruar me Kinën. Pala amerikane është e gatshme të forcojë komunikimin e dialogun me palën kineze, të zgjerojë mirëkuptimin reciprok dhe të menaxhojë dallimet në mënyrë të përgjegjshme.

Foto nga Xinhua
Gjatë vizitës, kryetari Xi u takua edhe me liderët e Francës, Gjermanisë, Britanisë, Japonisë, Zelandës së Re, Australisë dhe vendeve të tjera. Liderët e të gjitha vendeve folën pozitivisht për arritjet e zhvillimit të Kinës, shprehën angazhimin e tyre të vendosur ndaj politikës së “një Kine”, kundërshtuan proteksionizmin dhe "Luftën e Ftohtë të re", duke u angazhuar për thellimin e zgjerimin e bashkëpunimit me Kinën dhe për t'u bërë partnerë të besueshëm të Kinës, për të mbështetur së bashku tregtinë e lirë, për të ruajtur qëndrueshmërinë dhe funksionimin e lirshëm të zinxhirëve industrialë dhe të furnizimit, për të përballuar më mirë rreziqet e sfidat e ndryshme. Ata shprehën shpresën që Kina të luajë një rol më të madh në çështjet ndërkombëtare dhe rajonale.
Wang Yi tha se dhjetë vjet më parë, kryetari Xi mbajti një fjalim të rëndësishëm në mbledhjen qendrore të punëve të jashtme, duke theksuar që Kina duhet të ketë karakteristikat e veta të diplomacisë së një vendi të madh. Gjatë dhjetë vjetëve të fundit, kryetari Xi ka paraqitur një sërë idesh dhe nismash madhore që përputhen me prirjen e përgjithshme të historisë, me vizionin dhe misionin global të udhëheqësit të një partie të madhe dhe një vendi të madh. Nën drejtimin e duhur nga mendimi diplomatik i Xi Jinping-ut, diplomacia e Kinës ka hyrë në rrugën e diplomacisë së një vendi i madh me karakteristika kineze. Ndikimi ndërkombëtar, forca tërheqëse dhe fuqia formësuese e Kinës janë rritur dhe komuniteti ndërkombëtar, veçanërisht vendet në zhvillim, ka thelluar njohjen për rrugën e socializmit me karakteristika kineze. Vizita e kryetarit Xi në Amerikën Latine është një sukses i plotë, një mbyllje e mrekullueshme e vizitave diplomatike të këtij viti nga kreu i shtetit dhe një praktikë e suksesshme e mendimit diplomatik të Xi Jinping-ut. (Jiang Lei)
