Ministri Hasani takon homologun austriak, diskutojnë për bashkëpunim në rrugën drejt BE-së
2024-11-24 11:29:08

Ministri Hasani (Foto Atsh)
Thellimi i bashkëpunimit, sidomos në rrugën e Shqipërisë drejt BE-së, ishte një ndër temat e diskutimit gjatë takimit mes ministrit shqiptar për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, dhe homologut të tij austriak, Alexander Schallenberg, shkruan “ATSH”. Në një postim në rrjetet sociale, ministri Hasani shkroi se gjatë takimit u bisedua edhe për lidhjen e fortë mes Shqipërisë dhe Austrisë, si dhe për zhvillimet e rëndësishme rajonale.
“Të gatshëm për ta thelluar më tej bashkëpunimin tonë të shkëlqyer, veçanërisht në rrugën e Shqipërisë drejt BE-së, për të cilën i jemi thellësisht mirënjohës Austrisë si një mbështetëse e palëkundur”,- deklaroi ministri Hasani.
Lajmet Kryesore
