
Foto nga thepaper.cn
Shangai nderoi me çmimin “Magnolia Silver Award 2024” 50 të huaj të shquar nga 18 vende, duke njohur kontributin e tyre të rëndësishëm në zhvillimin e qytetit dhe shkëmbimet ndërkombëtare, shkruan “China Daily”.
Kong Fu'an, drejtor i përgjithshëm i Zyrës së Punëve të Jashtme të Komunës së Shangait, ndau medaljet dhe certifikatat. Në fjalimin e tij, Kong theksoi statusin e Shangait si një qytet ndërkombëtar, novator dhe gjithëpërfshirës, që ka marrë drejtimin në arritjen e modernizimit të stilit kinez. Ai vuri në dukje rolet jetike që luajnë në qytet të huajt, ndërmarrjet me investime të huaja dhe institucionet e huaja, duke theksuar se ata kanë qenë jo vetëm dëshmitarë, por edhe pjesëmarrës dhe kontribuues aktivë. Përfituesit e çmimeve të këtij viti vijnë nga fusha të ndryshme si tregtia, financa, teknologjia, transporti, kujdesi shëndetësor, arsimi, kultura, sporti dhe bujqësia.
