
Raketa (Foto Panorama)
Presidenti rus, Vladimir Putin, ka njoftuar se Rusia do të fillojë prodhimin masiv të raketës së re balistike hipersonike, me të cilën sulmoi Ukrainën. Raketa me rreze të mesme veprimi, e njohur si “Oreshnik”, nuk mund të kapet, sipas medias shtetërore RIA Novosti, shkruan “Panorama”.
“Nuk ka asnjë kundërmasë ndaj një rakete të tillë, asnjë mjet për ta kapur atë sot në botë. Do të theksoj edhe një herë se ne do të vazhdojmë testimin e këtij sistemi më të ri. Është e nevojshme të vendoset prodhimi në seri”,- tha Putin.
Kremlini tha se sulmi i tij në qytetin ukrainas Dnipro ishte në përgjigje të SHBA-së dhe Britanisë së Madhe që lejuan Kievin të godiste territorin rus me armë të avancuara perëndimore.
Nga ana e tij, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se përdorimi i raketës së re ishte “një përshkallëzim i qartë dhe i ashpër” i konfliktit.
