Kapaciteti i instaluar i prodhimit të energjisë në Kinë u rrit me 14.5 për qind
2024-11-24 11:04:23

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Kapaciteti total i instaluar i prodhimit të energjisë në Kinë arriti në 3.19 miliardë kilovat në fund të tetorit, 14.5 për qind më shumë në bazë vjetore, treguan të dhënat nga Administrata Kombëtare e Energjisë.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Kapaciteti i energjisë diellore u rrit me 48 për qind në rreth 790 milionë kilovat, ndërsa kapaciteti i energjisë së erës u rrit 20.3 për qind në rreth 490 milionë kilovat, bën të ditur “CGTN”.

Nga janari në tetor, kompanitë e mëdha të energjisë investuan 718.1 miliardë juanë (rreth 99 miliardë dollarë) në projektet e furnizimit me energji elektrike, një rritje prej 8.3 për qind në bazë vjetore. Investimet në projektet e rrjetit të energjisë panë një rritje të konsiderueshme prej 20.7 për qind, duke arritur në 450.2 miliardë juanë.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Zgjerimi i energjisë së rinovueshme të Kinës vazhdon të vendosë rekorde të reja, me mbi 200 milionë kilovat kapacitet të instaluar rishtazi për prodhimin e energjisë së rinovueshme në tre tremujorët e parë të 2024-s, duke zënë më shumë se 80 për qind të totalit të kapacitetit të ri të instaluar.