Foto nga VCG
Të shtunën, pandat gjigante binjake të lindura nga Ying Ying, një pandë gjigante e dhuruar nga qeveria qendrore kineze për Rajonin e Posaçëm Administrativ të Hong-Kongut, festuan 100-ditorin e lindjes.
Foto nga VCG
Parku Oqeanik i Hong Kong-ut zhvilloi një aktivitet të shtunën me këtë rast. Shumë vizitorë jashtë parkut ishin veshur me rroba me temën e pandës gjigante. Atyre iu dhuruan vezë të kuqe. Sipas zakonit hongkongas, kur një familjeje i lind fëmijë, ata shpërndajnë ushqime të tilla për të ndarë gëzimin e familjes.
Në të gjithë parkun kishte shumë imazhe vizatimore të pandave binjake dhe pankarta mirëseardhjeje. Babai i këtyre pandave, Le Le, bëri përsëri një paraqitje publike në këtë park.
Foto nga VCG
Për herë të parë, Parku Oqeanik bëri një transmetim të drejtpërdrejtë në internet për të treguar pamjet në kohë reale të pandave binjake. (Jiang Lei)