Viktima e të plagosur nga sulmi izraelit në Bejrut
2024-11-24 11:12:01

Bejrut (Foto ATSH)

Bejrut (Foto ATSH)

Një sulm masiv izraelit ka rrafshuar një ndërtesë banimi në qendër të kryeqytetit libanez, Bejrut. Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur se 4 persona humbën jetën dhe më shumë se 20 të tjerë janë plagosur, shkruan “ATSH”.

Ndërtesa tetëkatëshe u shkatërrua plotësisht nga pesë raketa në lagjen “Basta”, me popullsi të dendur të kryeqytetit, sipas agjencisë kombëtare libaneze të lajmeve, “NNA”.

Sulmi izraelit ndodhi gjatë natës së të shtunës, me shpërthime që tronditën qytetin. Ushtria izraelite nuk bëri asnjë koment. Ky është sulmi i katërt i Izraelit këtë javë në qendër të Bejrutit. Sipas autoriteteve libaneze, nga konflikti janë vrarë më shumë se 3500 njerëz dhe më shumë se një milion të tjerë janë larguar nga shtëpitë e tyre.