Xi Jinping kthehet në Pekin pas turneut në APEK, G20 dhe Peru e Brazil
2024-11-23 12:26:50

Foto nga VCG
Më 23 nëntor paradite, kryetari i shtetit i Kinës Xi Jinping u kthye në Pekin me avion të posaçëm, pas përfundimit të pjesëmarrjes në Takimin e 31-të Jozyrtar të APEK, Samitin e 19-të të G20-s dhe vizitave shtetërore në Peru dhe Brazil.
Bashkë me Kryetarin Xi mbërritën në Pekin edhe anëtari i përhershëm i Byrosë Politike të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës, Cai Ji dhe anëtari i Byrosë Politike të Komitetit Qendror e Ministri i Jashtëm i Kinës Wang Yi.
Pas një ndalese teknike në Kasablanka, Kryetari Xi u largua nga aeroporti lokal, i përcjellë nga Kryeministri i Marokut, Aziz Akhennouch. (Jiang Lei)
Lajmet Kryesore
