
Foto nga VCG
Milicia palestineze e Hamasit përshëndeti urdhër-arrestet e lëshuara nga Gjykata Penale Ndërkombëtare për kryeministrin izraelit Benjamin Netanjahu dhe ish-ministrin e Mbrojtjes Yoav Gallant si një hap historik.
Hamasi e përshkroi vendimin si një precedent historik të rëndësishëm, që korrigjon një padrejtësi të gjatë kundër palestinezëve, shkruan “ATSH”.
“Shtetet e Bashkuara kishin shpenzuar muaj duke u përpjekur të parandalonin veprimet kundër dy terroristëve Netanyahu dhe Gallant duke terrorizuar gjykatën dhe gjyqtarin e saj”, - theksoi Hamasi.
Hamasi i kërkoi gjithashtu gjykatës të zgjerojë hetimin e saj kundër të gjithë udhëheqësve kriminalë të okupimit për të përfshirë ministra dhe zyrtarë që, sipas tij, derdhën gjakun e popullit palestinez.
